77-vjeçari, Hajdar Hyka është i fundit i brezit të zanatlinjve, ndoshta jo vetëm në Shkoder. Ai nisi të punonte me makinën qepëse që në moshën 17-vjeçare.
Z. Hyka vazhdon edhe sot t’i gëzohet punës së tij, në të njëjtën kohë të përmbushë dhe dëshirat e klientëve.
Puna për më shumë se gjysmë shekulli nuk e ka lodhur aspak, përkundrazi çdo ditë punon me të njëjtin pasion si ditën e pare.
Hajdari kujton me nostalgji kohën e mëparshme dhe thotë se ndryshimi mes dy sistemeve është shumë i madh.
Dikur për të blerë një kostum duheshin 4 mijë e 50 lekë dhe duhej të kurseje një vit, ndryshe nga sot që ka shumë mundësi zgjedhje.
77-vjeçari thotë se me këtë zanat nuk bëhesh i pasur, ama për të ka rëndësi vlerësimi që i bën klienti për një punë të mirë, i cili e mbush me kënaqësi.
“Me vullnetin që kisha unë arrita në profesion, aty mora galerinë e pestë dhe arrita tu qep kostume shumë shokëve, mjeshtërave që kanë qenë të njohur”,- u shpreh rrobaqepësi.
Si çdo shkodran i vjetër, nuk kishte si t’i mungonte një instrument muzikor, për të hequr stesin dhe lodhjen e punës.
“Me firzamonikën heq të gjitha streset e punës”, – tha z. Hyka.
Ndonëse rrudhat i duken dukshëm në ballë dhe sytë i ka të fortë, derisa ata të dobësohen, Hajdari nuk ka ndërmend ta lërë këtë zanat.
https://www.facebook.com/euronews.al/videos/441159390124863/
/euronews albania/