Gazetari Adi Krasta ka publikuar një koment në faqen e tij në rrjetet sociale, pas vetëpërjashtimit të Kosovës në Mini-Shengenin Ballkanik dhe deklaratave të kryeminstrit Rama i cili sulmoi liderët e Kosovës.
Teksa ka publikuar një foto të nënës gjakovare Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur të gjithë familjen në luften me Serbinë, duke iu referuar kryeministrit shqiptar, Krasta shprehet se njerëzit që nuk njohin historinë, nuk rezistojnë së bëri gabime e gafa.
“Asgje nuk ka ndryshuar per ne shqiptaret per menyren sesi na shohin e trajtojne sot e gjithe jeten tone te veshtire e te sulmuar.
Na mungon nje Doktrine e Bashkuar e Mbrojtjes Kombetare. Ne vend te saj gjithefarelloj njerezish te rastesishem qe nuk e njohin historine ose e harrojne ate, nuk i rezistojne dot tundimit per te bere faje, gabime e gaffa. Ata kane si karte justifikuese “Banalitetin e te Keqes”.
Nana gjakovare Ferdonije Qerkezi e cila ka humbur te gjithe familjen ne luften me forcat ushtarake dhe pushtetin serb na kujton se sa shpejt mundemi te gabojme dhe cfare cmimi na duhet te paguajme.” shkruan gazetari.