Këngëtarja me origjinë nga qyteti i Fierit që ka thyer skenat botërore ka dhënë performancën e saj të parë në Shqipëri. Eleni Foureira ishte mbrëmjen e sotme e ftuar special në Festivalin e RTSh-së ku u ngjit të performojë para të gjithë pjesëmarrësve.

Ndërkohë që pritet që të sonte të shpallet fituesja e këtij festivali që do ta çojë Shqipërinë në Eurovizion, Eleni ka çuar peshë e zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Për më tepër, këngëtarja ka treguar se nuk e ka harruar origjinën e saj dhe në momentin që u ngjit në skenë tha: Shqipëri, ju dua shumë!