Ngjarje nga Qarku Shkodër – Njoftim nga Policia
PKK Muriqan – Policia Kufitare ndaloi shtetasin A. M., 20 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë për “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.
Shkodër – Një 47-vjeçare u procedua në gjendje të lirë pasi aksidentoi lehtë një këmbësor gjatë një manovre me makinë.
Pukë – Një konflikt verbal mes dy shtetaseve përfundoi me kallëzim për fyerje dhe shpifje.
Lagjja “Skënderbeg”, Shkodër – Një banesë me qira është dëmtuar nga persona të panjohur. Policia po punon për identifikimin e autorëve.
Të gjitha rastet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.