Dy jetë të humbura në lule të rinisë e një jetë e tretë e kaluar në burgje. Ky është bilanci i ngjarjes tragjike në Patos ku u vranë me armë zjarri dy të rinjtë Manol Rapaj dhe Elis Kapaj nga 22-vjeçari Martin Skëndaj, ish-punonjës burgu.
Sot Gjykata në seancën e caktimit të masës së sigurisë ka vendosur të lërë në burg 22-vjeçarin, i cili ka qenë pothuajse plotësisht i heshtur.
Mësohet Skëndaj ka hyrë në gjykatë duke qarë, por më pas nuk ka folur. Me kokën poshtë në seancë, mësohet se ai ka thënë vetëm “e bëra” e më pas nuk ka folur më. Ky është momenti kur 22-vjeçari del nga Gjykata pas masës së sigurisë.
Si motiv për krimin ishte një lidhje dashurie e njërit prej viktimave me motrën e autorit. Ky i fundit kishte zbuluar që motra e tij ishte e lidhur me Manol Rrapajn dhe nuk ishte dakord për këtë gjë.