Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak Shkodër Partia Demokratike dhe Partia Socialdemokrate braktisën dhe bojkotuan për herë të dytë brenda një muaji detyrën e tyre. Me këtë braktisje me justifikime bajate, ato:
-Bllokuan shpërndarjen e ndihmës ekonomike për familjet e varfra megjithëse ne fushatë përbetohen për luftë kundër varfërisë.
-Bllokuan vendime për aktivitetin e kinema Republika tashmë në menaxhim të bashkisë pasi e mbajtën peng si mejhane për vite të tëra, megjithëse në fushatë përbetohen për mbështetje te kulturës.
-Bllokuan fondet e emergjencës që na lejojnë të jemi të gatshëm në ndihmë të familjeve të prekura nga fatkeqësi megjithëse në fushatë përbetohen për mbështetje ndaj familjeve në nevojë.
-Bllokuan vendimin për mirëmenaxhimin e plazhit të Velipojës pasi e lanë katrahurë në dorë të privatëve abuzues zakonisht klientë politikë që rrjepin cdo sezon qytetarërshkodranë e turistët, megjithëse në fushatë përbetohen për luftë kundër korrupsionit e oligarkisë.
Nga ky vendim:
-Sipërfaqja e plazheve publike falas do te rritej nga 30 në 35 %.
-Siperfaqja e plazheve me menaxhim privat do të ulej nga 70 në 40% (vetëm për hotelet).
-Sipërfaqja e plazheve publike të menaxhuara nga bashkia me një pagesë të paktën 2 herë më të lirë do të jetë 25% e sipërfaqes së plazhit.
Modeli që kemi propozuar siguron që 60% e plazhit të Velipojës do të menaxhohet nga bashkia dhe ndërmarrjet e saj duke ia hequr një herë e mirë abuzuesve privatë. Këto plazhe publike me ligj nuk mund ti kalohen asnjë biznesi privat.
Për të ardhur keq që nuk kanë asnjë propozim alternativ për asnjë nga këto pika vetëm shpifje, bojkot e braktisje me qëllim të vetëm bllokimin e punëve né Shkodër.
Me 11 Maj e kemi në dorë të zgjedhim mes votës për punën, votës për sherrin e votës për pazaret. Voto numrin 5 për Partinë Socialiste për një Shkodër e një Shqipëri Europiane.