Sipas të dhënave nga Bashkia Shkodër, projekt vendimi për hapësirat publike të plazheve
sjell risinë e shumpritur nga qytetarët dhe turistët, duke i dhënë të drejtën e menaxhimit të këtyre hapsirave vetëm hotelerisë, strukturave akomoduese dhe bashkive.

E gjitha kjo është një disinformim mbi këtë tematike të ndjeshme të hapsirave të plazheve, pasi në projekt vendimin e këshillit bashkiak SH.A. që do të marrë në administrim këto hapësira plazhi të menaxhueshëm nuk ka të drejtën e dhënies në përdorim ndaj të tretëve të këtij administrimi sic specifikohet në pikën 4 të projekt vendimit.

Sqarojmë se hapsirat publike pa pagesë do të mbesin të pa prekura nga ky ligj përkundrazi rriten, ndërkohe që ofrohet edhe mundësia e menaxhimit nga Bashkia të plazheve me çmime më të lira dhe kushte sipas cdo standardi.