Kryeminsitri Edi Rama nga takimi i tretë me liderët e Ballkanit perëndimor, në Samitin e mbajtur në Tiranë ka folur dhe për Kosovën.

Kreu i Qeverisë tha se duhen krijuar ura për të ardhmen dhe asnjë të mos vetëizolohet, pasi izolimi kurrë nuk ka sjell të mira për brezat e ardhshëm.

“Jemi për të dnëtuar urën mes të shkuarës dhe të ardhmes. Unë me bindje them se ky proces është në një mendim me të gjithë vendet. Dhe duhet të bashkojnë forcat dhe të shpejtojmë procesin drejt BE-së. NE po ndërtojmë stadnardet që kërkon BE me katër lirite themelore. Plagët e të shkaurës nuk kurohen me helm, por me ilace. Nuk jemi të ftuar ti shpikim, por i kanë bërë të tjerët më parë. Duhet dialog e negociata, se kjo ka çuar vendet përpara. Nisma nuk ndalet, por do vijojë me bindjen se do i kemi të gjitha mundësitë të vijojmë me dialogun. Në asnjë rast historia nuk tregon se vetë izolimi të kenë sjellë ndonjë të mirë, apo të kenë mbjell ndonjë pemë me fruta të dobishme për brezat e ardhshëm” u shpreh Rama.