Partia Demokratike ka organizuar sot një tryezë për lirinë e medias, ku kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se paketa antishpifje që po tentohet të kalojë në Kuvend është akti i fundit drejt vendosjes së një censure të plotë.
Basha tha se me të ardhur në pushtet, do ta zhbëjë ligjin, në rast se qeveria instiston për kalimin e tij.
“Ftesa jo vetem për solidaritet, e keni bërë luftën tuaj, nder dhe privilegj të jemi në krahun tuaj.
Jemi si partnerë me një interes, informimin e qytetarëve, pasi keqinformimi i tyre është një strategji e kësaj qeverie. Për opozitën e bashkuar kjo eshtë vijë e kuqe siç do ishte në çdo vend demokratik.
Duan të instalojnë me ligj censurën, synimi ynë është ti japim vendit jo vetëm një kuadër ligjor por të gjitha instrumentet për të zhvendosur lirinë e medias me standartet europiane, për sa i përket autonomisë dhe vetërregullimit të medias.
Nëse ky ligj kalon në parlament, sapo të kemi mundesi do e zhbëjmë këtë legjislacion. Këtë partneritet për mirëinformimin e qytetarëve duam ta përkthejmë ne nje bashkëpunim konkret”, tha Basha në fjalën e tij, ndërsa u largua nga mbledhja për një takim me sekretarët e Partive Popullore Europiane.
“Më duhet të largohem 15 minuta pasi është një mbledhje me interes me sekretarët e PPP-eve, dhe për këtë çështje”, tha Basha.