Një përplasje e pazakontë mes pushtetarëve ka ndodhur në Lezhë pasditen e sotme teksa kanë nisur verifikimet në terren për dëmet nga tërmeti.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë në Lezhë për të parë situatën dhe është ndalur tek një pallat 12 katësh në lagjen “Besëlidhja” por i ka qetësuar banorët duke iu thënë se është i sigurt.

Nga ana tjetër në vend ka mbërritur edhe Drejtori i urbanistikës së Bashkisë Lezhë Nik Leka, i cili i ka thënë ministrit në praninë e dhjetëra banorëve se pallati është konsideruar i rrezikshëm pasi ka çarje trarësh mbajtës. Megjithatë ai thotë se duhet një ekspertizë më e specializuar.

Por ministri Lleshaj nuk e ka lejuar të flasë duke ngritur madje dhe zërin e duke i thënë disa herë ‘stop’.

Banorja: Nuk banohet në këtë pallat pa u bë ekspertiza.

Inxhinieri, Drejtori i urbanistikës: Ministër a mund të sqaroj diçka të lutem. Jam drejtori i urbanistikës. Kemi verifikuar këtë pallat bashkë me kryetarin. Në katin e tretë të banimit, në të katër anët, trarët mbajtës janë të çarë. Kemi sjellë një grup tjetër për ta verifikuar. Na duhet ekspertizë më e specializuar..

Lleshaj: Ti shefi i urbanistikës. Ti duhet të kesh shumë kujdes kur përhap panik.

Shefi i urbanistikës: Nuk i kam thënë unë këto fjalë.

Lleshaj: Kush i ka thënë?

Shefi i urbanistikës: Kryetari vetë.

Lleshaj: Po kryetari çfarë është?

Shefi i urbanistikës: Në gjykimin tonë ishte shumë e rrezikshme.

Lleshaj: Çfarë është kryetari? Përhapni kot me njerëzit. Kjo është xham i gjithi, nuk është thyer një xham bëni budallallëqe kot.

Shefi i urbanistikës: Situata nuk është e mirë aspak sepse e kemi verifikuar…

Lleshaj: Stop, stop! Në qoftë se i thua vetes inxhinier mendohu mirë kur flet!

Leshaj: “Maksimumi nesër, ose sonte do të vijnë ekspertët për t’ju hequr merakun juve. Pallatit nuk iu është thyer një xham. Ajo që shoh unë se ky është një ndër pallatet në gjendjen më të mirë që kam parë edhe në Tiranë. Unë për vetëm tim me qenë 1 javë vij edhe rri këtu. Tek pallatet maten kolonat dhe jo muret.”

https://www.facebook.com/eetimes.al/videos/454557718595949/