omenti kur atë arrijnë ta shpëtojnë një zë dëgjohet në video: Kujdes, hë mo Tiku e sheh që shpëtove.
28 Nëntor, 2019 14:52
DURRËS- Pak ore më parë u nxorr i gjallë nga rrënojat e një hoteli në Durrës një 33-vjeçar i cili fatmirësisht i kishte mbijetuar tërmetit të 26 nëntorit edhe pse mbi dy ditë nën rrënoja.
Momenti kur atë arrijnë ta shpëtojnë një zë dëgjohet në video: Kujdes, hë mo Tiku e sheh që shpëtove.
Moment mjaft prekës mes gjithë kësaj situate delikate në të cilën ndodhemi.
40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.