Një prej pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës ka publikuar historinë e tij të veçantë. I riu Hasan Mulaj ka treguar se ai ka qënë një prej refugjatë që kishin ardhur në Kukës gjatë luftës së Kosovës.

Ai ka publikuar një foto tijën në Kukës, dhe një të disa orëve më parë në Thumanë, ku edhe dha kontributin e tij për të nxjerrë të mbeturit nën rrënoja.1 / 2

Hasan Mulaj

“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, u shpreh Mulaj nga Skenderaj.