Emri i deputetit Kostaq Papa u bë papritur mjaft i njohur ditën e sotme për shkak të një deklarate aspak serioze për një ligjvënës në foltoren e Kuvendit, ku tha se kur kishte para, femrat pinin më shumë uiski se sa ujë.

Por gafat e deputetin paskan qenë edhe më të herdhme, pasi në një aktivitet të zhvilluar kohë më parë, ai thotë midis të tjerash se është një nga njerëzit më të kulturuar të këtij vendi.

Kostaq Papa: Kjo që kërkojmë ne është Shqipëria e Bashkuar, është shqiptaria. Edhe Lëvizja Krahët e Shqipes, duket konsideruar si një lëvizje. Sepse në kuadër të lëvizjes së diasporës dhe të shqiptarëve kudo qoftë në trojet etnike, qoftë në emigracion nga jashtë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, janë në lëvizje të njëanshme ose të pjesshme. Të gjitha bashkë përbëjnë lëvizjen e diasporës apo të trojeve të tjera etnike, pra të lëvizjeve shqiptare.

Të ulemi pak me këmbë në tokë. Lëvizja Krahët e Shqipes apo çdo lëvizje tjetër të ulet me këmbë në tokë. Nuk janë lëvizja shqiptare sepse lëvizja shqiptare është tërësia e lëvizjes së tërë shqiptarëve në Shqipërinë londineze, në Kosovë, në Iliri, në Preshevë, në Sanxhak, në Malësinë e Malit të Zi, në Çamëri, në Kosovën lindore.

Nuk dua të ndalem sepse për të folur për punën e shqiptarizmit, secili nga ne jo vetëm unë që ndoshta bëj pjesë tek njerëzit më të kulturuar të këtij vendi, të gjithë ne mund të flasin me orë apo ditë të tëra.