Maturantët do të kthehen në bankat e shkollës më 18 Maj dhe Ministrja Shahini sqaron disa prej rregullave kryesore dhe masave të ndërmarra. Nëpërmjet një video-mesazhi bëhen me dije cfarë duhet të zbatojnë nxënësit për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Rregulli i parë, sipas Ministres Shahini, është vendosja e maskës para shkollës dhe rreshtimi në distancë 1.5-2 metra nga njëri tjetri, distancë e cila duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë

“Edhe ulja në klasat tuaja është organizuar në një distancë të tillë mes njëri-tjetrit. Nëse keni nevojë të përdorni dezínfektues gjatë qëndrimit në shkollë, keni në bankat e shkollës nga një dezínfektues që mund të përdoret gjatë ditës” shprehet Shahini.

Shahini nënvizon gjithashtu se në hyrje të secilës shkollë dhe në korridoret e secilit kat janë të vendosura postera me ilustrime të thjeshta të rregullave kryesore që duhet të ndiqen nga maturantët gjatë qëndrimit në shkollë. Në fund të video-mesazhit, Ministrja Shahini thekson edhe rregullin kryesor për parandalimin e përhapjes së virúseve, i cili është larja e shpeshtë e duarve