Anti KCK, eshte prezantuar zyrtarisht gjate kesaj te diele nga Kryeministri Rama dhe Ministri i Brendshem Lleshaj. Por ne media tashme jane bere publike se ku do jene edhe goditjet e para.

Burime per Report TV bejne me dije se Shkodra eshte ne listen e qyteteve ku kjo strukture do te nise goditjet e para.

Tirana, Shkodra, Elbasani, Durresi, Vlora dhe Fieri jane qytetet e para ku eshte bere tashme gati edhe lista me bizneset te cilat nuk justifikojne miliona euro pasuri.

Sipas burimeve jane mbi 60 milion euro pasuri te cilat nuk justifikohen te cilat do te sekuestrohen.

Çdo personi të cilit do ti vendoset sekuestro preventive afati i lënë nga shteti për të justifikuar me fatura, transaksione burimin e ligjshëm të pasurisë do të jetë 30 ditë në të kundërt ajo më pas me miratimin e gjykatës do të kaloj për llogari të shtetit me konfiskim.

Ndërsa ata zyrtarë lokal përfshi hipotekat, tatimet, zyrën e pastrimit të parave që do të refuzojnë të zbatojnë vendimet e marra në kuadër të operacionit për gjurmimin e parave do të ndiqen penalisht dhe do të merren masa administrative deri në shkarkim nga detyra, sakson akti normativ tashmë në fuqi.

Pjesë e kësaj njësie speciale do të jenë nga trupat më të mirë speciale që ka policia e shtetit deri tek ekspertët e krimeve kompjuterike, ekonomike dhe ata të përdorimit të teknologjive të avancuara të komunikimit, vëzhgimit dhe ndjekjes në terren, ndërsa selia e tyre është pranë repartit RENEA.