Gazetari Erl Murati thotë se ulja në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin pas 1 viti revolucion, është poshtërim për opozitën.

Sipas tij ky poshtërim është fatura që Lulzim Basha duhet të paguajë për daljen nga sistemi.

Këtë faturë Bashës nuk ja ka dhënë as Damiani, as Rudina madje as Edi Rama. Ata që e kanë prerë faturën janë mësuar gjithnjë ta arkëtojnë. Për fatin e keq të opozitës, këtë rradhë edhe me kamatë, shkruan Murati në një postim në rrjetet sociale.