Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka thumbuar kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe kreun e qeverisë, se po rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit. Në një postim në Facebook, Topalli ka komentuar tryezën e ditës së sotme të maxhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore. Sipas ish-nënkryetares së PD-së, pasi pushoi cacesha në Gjykatë ndaj Bashës, ata u kthyen përsëri te njëri-tjetri.

Ja keshtuuu, pasi pushoi “çështjen gjykata”.rikthehen përsëri ne krahët e njeri-tjetri, thekson Topalli.

Kujtojmë se dje Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes për kreun e PD-së, Lulzim Basha si dhe zyrtarët e PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, pasi u akuzuan për e falsifikimin e formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

Ndërkohë ditën e sotme, PD ka firmosur marrëveshjjen e bashkëpunimit për Reformën Zgjdhore. Pak më herët Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore