![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/06/IMG-20201115-WA0035-961x720-1.jpg)
Pak ditë përpara startit të Europianit “Gjermani 2024”, Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar së fundmi numrat që do të mbajnë mbi shpinë lojtarët e Kombëtares shqiptare.
Numri 1 do t’i takojë Etrit Berishës, ndërsa Strakosha do të mbajë mbi shpinë numrin 23. Sa i përket portierit të tretë të Kombëtares, Elhan Kastrati do të ketë numrin 12.
Numrat në mbrojtje duket se nuk kanë pasur ndryshime. Numri 7 i është dhënë Rey Manajt, ndërsa 10-ën vazhdon ta ketë mbi shpinë Nedim Bajrami. Broja do të ketë 11-ën, ndërsa numri 9 do të mbahet nga Jasir Asani.
Të gjitha numrat janë si më poshtë:
![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/06/447891711_863702842458891_8041302687690095110_n-540x675-1.webp)