Krahas punës së përditshme, sot që në orët e para të mëngjesit u angazhuam në larjen dhe dezinfektimin e disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Shkodrës të cilat kanë një densitet dhe lëvizshmëri të konsiderueshme të këmbësorëve dhe automjeteve.
Grupet tona të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, kanë ndërhyrë në dy pedonalet në qendër të qytetit, rrugën e Gjuhadolit, sheshin “Gjon Pali II” për të vijuar edhe me akse të tjera të rëndësishme të Shkodrës.
Pastrimi, dezinfektimi dhe larja e rrugëve krijon një mjedis më të pastër dhe rrit sigurinë për shëndetin e përdoruesve të këtyre segmenteve të rëndësishme.
Pastrimi i rrugëve dhe shesheve kryesore në zonat turistike por edhe kudo tjetër, do vijojë pa ndërprerje nga UKQ dhe Bashkia Shkodër duke qenë 24 orë në shërbim të qytetarëve!
VIDEO / Ujesjellesi ne terren, lahen dhe dezifektohen pedonalet e qytetit
Related Posts
Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, “Infrastruktura dhe menaxhimi i mbetjeve në fokus të institucioneve”
Infrastruktura dhe menaxhimi i mbetjeve janë 2 problematikat më të mëdha që prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, referoi në mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura. Daniel…
Ngjarja tronditëse në Shkodër, reagon Balla: Çdo grua të denoncojë dhunën, nuk ka justifikim…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për ngjarjen tepër të rëndë në Shkodër, ku një grua dyshohet se është vetëmbytur në Bunë së bashku me tre fëmijët e saj.…