Një familje kineze që besonte se po rrisnin një qen karakteristik ‘mastif’ tibetian, kuptuan se kishte diçka që nuk shkonte kur kafsha e tyre kaloi peshën 100 kg dhe zbuluan se në fakt ishte një ari i zi aziatik.

Gruaja e shtëpisë e quajtur Su Yun, nga një fshat i provincës kineze Yunnan thotë se kafsha hante çdo ditë një arkë me fruta dhe dy kuti makarona, por ata kuptuan se kishte një problem  kur rrjedhimisht ai arriti peshën 120 kg dhe nisi te qëndronte ne dy putrat e perparme.

“Sa më shumë rritej aq më shumë dukej si një ari,” tha Yun për mediat kienze . “Unë në fakt i kam pak fikë arinjtë.”

Gruaja thotë se më pas ia dorëzuan kafshën e tyre me dëshirë autoriteteve pyjore në  Kunming, sipas mediave kineze.

Zyrtarët erdhën në shtëpinë e saj për të kontrolluar kafshën, i bënë një qetësues dhe e transportuan në një vend të sigurtë.

Ata thanë se e kishin blerë “qenin” e tyre të vogël anës një rruge në vitin 2016 kur Su Yun ishte duke udhëtuar. Qentë mastif tibetian janë trup-mëdhenj dhe jetojnë edhe në gjendje të egër në rajon.

“Pasi e kemi rritur për dy vjet kam ndjenja për të, thotë gruaja, teksa shton se tashmë kafsha është më shumë se 1 metër e gjatë deh rreth 150 kg.

Në pamje shihen zyrtarët që zbaviten duke transportuar ariun nga shtëpia e gruas, në vitin 2018.

Çuditërisht kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në provincën Yunnan, ku përmenden të tjera raste të gjetjes së këlyshve të arinjve që janë rritur nga vendasit duke besuar se ishin qen.