Kryeministri Edi Rama ka publikuar pjesë të projektit të “Urës mbi Bunë” këtë mëngjes.

Sipas kreut të qeverisë ky është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur Malin e  Zi dhe Shqipërinë dhe shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m.

Ky projekt pritet t’I japë një shtysë lëvizjes së njerëzve, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare.

“MIRËMËNGJES dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.