Zbulohen pamjet me dron/ Pema ka shpëtuar njerëzit nga aksidenti i autobusit në Tiranë, pas përplasjes së “Porsche” u ngrit në ajër

ABC News ka siguruar pamje të reja nga aksidenti i frikshëm, që ndodhi paraditen e sotme në Tiranë. Kjo video e re e aksidentit të autobusit në qendër të Tiranës, forcon tezën se përgjegjësia është e mjetit të transportit publik dhe se mjetet e tjera, përfshirë dhe makinën “Porsche”, janë goditur prej autobusit që duket nuk ka ndaluar në stacion.