Problemi është që bëhet fjalë për zgjedhjen e kreut të SPAK, i cili në Prokurorinë e Posaçme nuk është as më pak dhe as më shumë një sekretar i përgjithshëm, ky është funksioni, dhe nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët e tjerë.

Ne na bëjnë përshtypje emrat, por më shumë se emri unë mendoj se nga njëra anë është DHASH dhe taksapaguesit amerikanë që kanë investuar për reformën në drejtësi, pala tjetër është qeveria. Qëllimi i reformës ishte që politika të mos kishte asnjë ndikim, çështja është që sot qeveria po tenton ta kapë, dhe pavarësia mbetet vetëm në letër. Secili prokurori sot është i çështjes së tij. Nëse më parë drejtuesi i Prokurorisë ishte Zot në mënyrë si drejtohej institucioni, sot nuk ka asnjë fuqi mbi trupin. Pra lufta bëhet për të gjithë strukturën.

Çështja është që SHBA ka informacione që ne nuk i kemi, që palë politike i kanë shtrirë tentakulat në SPAK, dhe kjo është frika më e madhe e ambasadës amerikane. Përpara se të garonin Xholi, Dumani dhe Kondili, personalisht di që ka pasur interes politik që një tjetër prokuror të garonte për SPAK dhe është thirrur nga një person polik dhe ka qenë një nga njerëzit më të përfolur, dhe është tërhequr nga gara se ka pasur disa detyra që i janë lënë.

Çështja është sa kjo strukturë duke qenë nën hyqmin e qeverisë do të arrijë të ndërhyjë në interesa të larta?! Dyshoj se përplasja mes ambasadores Kim dhe qeverisë, ka të bëjë me të gjithë strukturën.