Masakra e ditës së djeshme e ndodhur në Klos ku babë e bir u qëlluan për vdekje nga Fiqiri Mjeshtri ka tronditur mbarë opinioni publik në Klos por dhe miqtë dhe shokët e 17-vjeçarit. Me anë të disa postimeve në internet shokët kanë shpërndarë video në TikTok ku Kenado shihet nën shoqërinë e tyre. 

“Do jesh gjithmonë në zemrat tona”, shkruan një i ri teksa ka shpërndarë dhe foto me të. Viktima shihet i lumtur duke festuar.

Ndërkohë ditën e sotme janë vendosur dhe lule në vendin e ngjarjës në kujtim të babaë e bir të cilët u ekzekutuan mesditën e djeshme. Kenado humbi jetën tragjikisht në një moshë fare të re duke i dalë para plumbave për të shpëtuar të atin por që fatkeqësisht të dy mbetet të vrarë. 

Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renat dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t’u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona,  Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.