Policia e Shkodrës ka bërë publike pamjet nga operacioni “Qarku” që çoi në pranga 15 persona mes tyre 10 gra që merreshin me kultivimin e kanabist.

Në videon e Bluve të Shkodrës shihet se një pjesë e kanabisit ishte në proces tharrje dhe e paketuar ndërkohë që pjesa e tjetër ishte në proces rritjeje.

Shtëpia e barit u zbulua një ditë më parë në SHkodër, por sot, Policia dha detaje në lidhje me aktivitetin ilegal. Në kuadër të operacionit që ka marrë emrin “Qarku”, janë sekuestruar 100 kilogramë kanabis që ishin në fazën e tharjes.