Të shtëna me armë zjarri janë shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vukatane të Shkodres .42-vjeçari i identifikuar si Armand Babaj është qëlluar me armë zjarri teksa po udhëtonte me mjetin tip ‘Toyota’ të cilën e kishte marrë me qira. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Policia bën me dije se 42 vjeçari eshte banues në fshatin Mjedë ka qene vete Armand Babaj qe ka denoncuar në polici ngjarjen. Ai ka thënë në polici se nuk ka mundur të shikojë se kush ka qenë autori që qëlloi drejt makinës së tij. Nderkohe eshtë ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po vijon punen për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Kjo eshte ngjaraj eradhes Brenda nje jave e regjistrohet ne shkoder, ne fshatin Kosmac u vodh nje banese ,ndersa pak dite me vone në fshatin Ashtë, po ne bashkine e Vau i Dejësit , persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.Megjithese policia po punon per zbardhjen e ketyre ngjarjve ende blute nuk kane rene ne gjurmet e autorve