Gëzim Qepa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në burgun e Shënkollit ku vuante dënimin për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

Mësohet se 49 vjeçari, ka qenë duke u mjekuar, ndërsa ende nuk dihet arsyeja shëndetësore që i ka shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i plotë:

IEVP shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar” Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat. Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.