Princi Harry dhe Meghan Markle janë fotografuar të kapur dorë për dore gjatë udhëtimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, pak para vdekjes së Mbretëreshës Eilzabeth II.

Vetëm dy ditë pasi pallati ndau një portret të ri të familjes mbretërore, fotografi i njohur, Misan Harriman, ndau një foto të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it duke qëndruar afër teksa mbanin duart me njëri-tjetrin.

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it pak momente përpara se të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së @OneYoungWorld muajin e kaluar”, shkroi Harriman në foton në Instagram.

Harry ishte veshur me një kostum të zi dhe kravatë, ndërsa Markle dukej elegant me një kostum të kuq.

Ndërsa ylli i “Suits” dukej se kishte një pamje serioze në fytyrën e saj, Harry i dha një buzëqeshje të vogël kamerës.

Fotografi postoi edhe një foto bardh e zi të Harry-t dhe Markle-t në eventin ku u panë në prapaskenë, sërish të kapur për dore.

Sussex-ët morën pjesë në samitin, i cili u zhvillua në Mançester, Angli, më 5 shtator. Pas paraqitjes së tyre në samit, çifti u nis për në Gjermani për të marrë pjesë në ngjarjen e Lojërave Invictus “Dusseldorf 2023 – One Year to Go”

Por udhëtimi i tyre u ndërpre kur Pallati Buckingham njoftoi më 8 shtator se shëndeti i mbretëreshës po rëndohej dhe Harry nxitoi në Skoci për të qenë pranë gjyshes së tij.

Ajo vdiq disa orë më vonë dhe Harry nuk arriti në kohë për të thënë lamtumirën e tij. Dhe thuhet se Harry mësoi për vdekjen e monarkes së ndjerë në Internet.

Harry dhe Markle i bën homazhe Mbretëreshës së bashku me Princin William, Kate Middleton, Mbretin Charles III dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore, pavarësisht tensioneve që kur ata dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në 2020.

Markle dhe Harry morën pjesë në funeralin e mbretëreshës, ku ish-aktorja u pa duke derdhur lot dhe çifti u ul në rreshtin e dytë.

Fotot e reja të çiftit vijnë vetëm dy ditë pasi pallati publikoi një portret të William, Middleton, Charles dhe bashkëshortes së Mbretëreshës Camilla Parker-Bowles, i cili u bë pak çaste para funeralit të Mbretëreshës.

Në portret mungojnë Harry dhe Markle, duke dhënë më tej prova të tensioneve të familjes mes tyre.