Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreu i PD Sali Berisha kanë zhvilluar një takim për rreth 40 minuta në zyrën e kreut të PD. Gazetari Osman Stafa tha se fokus i këtij takimi ishte aksioni opozitar dhe po ashtu zgjedhjet lokale.

Gjithashtu gazetari Osman Stafa tha se grupi i Enkelejd Alibeaj pritet t’i paraqesë një propozim apo platformë lidhur me mënyrën se si do të bashkëpunojnë me Sali Berishën,.

“E vetmja pjesë opozitare që nuk është bërë pjesë e takimeve apo një marrëveshje të bërë publike lidhet me grupimin e zotit Alibeaj ku deri tani ka pasur thirrje nga mbështetës të zotit Berisha që të bashkohen.

Nga ana tjetër Ditën e djeshme Alibeaj ka deklarua se është një borxh bashkëpunimi ndaj shqiptarëve që të ketë një lloj bashkëpunimi dhe të jenë kandidatë që kenë një mbështetje euroatlantike.

Gjithashtu kam mësuar se në Grupin Parlamentar të PD në mbledhjen e përjavshme është diskutuar për një format që do u prezantohet javën e ardhshme PD të Berishës lidhur me mënyrën se si do të mund bashkëpunojnë. Do të jetë propozim , një platforme e caktuar nga deputetët që mbështesin zotin Alibeaj përkundrejt zotit Berisha”, tha më tej gazetari Osmani.

(BalkanWeb)