Emisioni “Eko Fax” ka trajtuar sot temën e krizës së energjisë elektrike pas paralajmërimeve për një dimër të vështirë.
Drejtori i KESH Ergys Verdho duke u ndalur rë kriza dhe çmimet e energjisë ai tha se kjo ndodh për shkak se është mbyllur gazi nga Rusia.
Ai shtoi se kërkesa është e madhe duke bërë që çmimet të rriten dhe Shqipëria ta përftojë me këto çmime.
Verdho: Kërkesa për energji elektrike mbulohet nga basenet tona nga KESH në masën 70 % . Në një vit të thatë, është 20%-30% kërkesa për import. Duke u drejtuar nga importet përballemi me cmimet në bursë. Pse janë cmimet kaq të larta në bursë. Pse është kriza e energjisë në Evropë? Se është mbyllur gazi nga Rusia.
Gazi nga Rusia vjen ne kontinentin tone në 20 % të nevojave të saj. Është në sasi të pakta, kërkesa e madhe, oferta e vogël, rriten cmimet dhe ne jemi të detyruar të shkojmë në bursë dhe për përftojmë këto cmime.