Shkodra do të ketë në më pak se 2 muaj “Strehëzën e re për qentë endacak”. Kryetari i Bashkisë Shkodër pa nga afër nisjen e punës për këtë investim të rëndësishëm i cili i jep zgjidhje një problematike shqetësuese në qytet.

Një investim bashkëkohor në një zonë larg qendrës së banuar, që të mos krijojë shqetësime për komunitetin. Shkodra bëhet e para bashki në vend që krijon një standart të tillë.

Në fjalën e tij kryetari i bashkisë z.Spahia shfrytëzoj rastin t’i ftoj edhe bashkitë e tjera që të ndjekin këtë rrugë dhe të mos zgjedhin atë të sjelljes së këtyre kafshëve drejt Shkodrës. Raste që vitet e fundit janë shtuar dhe në këtë pikë ai ftoi edhe institucionet ligjzbatuese të veprojnë.Strehëza e re do të jetë edhe një stacion ku çdo bashkëqytetar apo turist do të mund të vijë për të adoptuar një kafshë që ka marrë të gjitha trajtimet e nevojshme. Ky është hapi i parë i një sërë nismash që Bashkia Shkodër do të ndërmarrë me organizatat për mbrojtjen e kafshëve, duke synuar ndërtimin e modeleve më të mira për trajtimin e tyre.