SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës, procedoi 1 punonjës policie me detyrë kontrollor në Portin e Durrës si dhe arrestoi 2 shtetas të tjerë, të cilët në lidhje me njëri-tjetrin, dyshohet se trafikonin nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit, shtetas të ndryshëm me probleme në zonën Shengen, kundrejt pagesave të konsiderueshme deri në 3.000 euro.

Procedimi është ndjekur me metoda speciale të hetimit për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm”, pasi shtetasit si dhe personat e tjerë të dyshuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, organizonin dhe kryenin trafikim, nëpërmjet Pikës së Kalimit Porti Durrës.

Pas hetimit për një periudhë 3-mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës, u finalizua operacioni “Sekseri”