Qeveria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë vendimin për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 31 mars të vitit 2020 për qarqet, Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Në tre qarqet, gjendja e fatkeqësisë natyrore, që u shpall për 30 ditë përfundon përkatësisht në datat 28 dhe 30 dhjetor 2019.

Por cilat janë arsyet që kërkohet zgjatja? Në vendimin e qeverisë, theksohet se duke pasur parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuencë dhe intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës.

Këshilli i Ministrave thekson se objektivat e këtij janë garantimi i sigurisë së jetës së banoreve, sigurimi i veprimtarisë normale për jetesën e komuniteteve të prekura në këto zona, si dhe marrja e masave parandaluese, mbrojtëse e rehabilituese në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar

Ne rastin e gjendjes se fatkeqesise natyrore, shpallja e gjendjes kryhet me vendim te Keshillit te Ministrave, per nje afat 30-ditor dhe zgjatja e saj kryhet po nga Keshilli i Ministrave, me pelqimin e Kuvendit.

Parashikimet ligjore kushtetuese kerkojne qe zgjatja e afatit 30-ditor te kryhet nga Keshilli i Ministrave, duke marre “Pelqimin” e Kuvendit nderkohe qe ne baze te nenit 18, te ligjit nr.45/2019, “Per mbrojtjen civile”, Keshilli i Ministrave, nepermjet ministrit pergjegjes, informon Kuvendin per situaten e krijuar, rreziqet qe paraqiten dhe masat e marra per menaxhimin e situates, si dhe kerkon miratimin e tij per zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise pertej 30 diteve. Ndërkohë që përsa i përket situatës, ende vazhdon puna per vleresimin e demeve dhe per shpemdarjen e ndihmave te ardhura nga shtete e organizata nderkombetare dhe donatore te brendshem.