Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në terren, ndërsa ka planifikuar shembjen e 7 pallateve ne zonën e Laçit.

Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka ka siguruar video të aksionit të IMKT-së, ku shihen qartë se skrepat dhe fadromat janë rreshtuar dhe janë në gatishmëri për të hedhur në tokë disa pallate, të cilat pësuan dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ky aksion pritet të vijojë me intensitet të lartë jo vetëm në Laç, por në të gjitha zonat ku banesat dhe pallatet janë shpallur të pabanueshme.

“BalkanWeb” mëson gjithashtu se ii gjitië ky aksion do realizohet me makineritë e rënda, të cilat kanë filluar punën që në 9:30, ndërsa sipas prefektit Gjokë Jaku, nuk do përdoret lëndë plasëse pasi ka shumë banesa afër, dhe struktura e tyre është e panevojshme që të ndërhyhet me tritol.