Uroj që Covid19 të mos zërë askënd shkruan gazetari Endri Xhafo në mediat sociale, duke zbuluar se ka qenë i infektuar më këtë virus, po ashtu edhe mamaja e tij.

Xhafo arsyeton në shkrimin e tij se Covid-19 së pari mbetet në SARS, pra një sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes dhe së mund të shkaktojë probleme shumë serioze.

Arsyeja tjetër që shton gazetari është se Covid-19 të këput nga lekët, duke zbuluar se shumë njerëz nuk po mjekohen dot si duhet, vetëm për shkak të kostos së mjekimit.

Postimi i plotë Uroj me shpirt që Covid 19 të mos prekë askënd E para, sepse mbetet një SARS, pra një sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes. Sot je mirë, nesër bëhesh për spital.

Shumë të njohur tanët e kanë kaluar rëndë, madje ndonjë ka ndërruar edhe jetë Vde.kja nuk ka qenë thjesht një statistikë, por një person i njohur i yni, që deri dje rrinim bashkë. Mamaja ime, që falë Zotit duket se po ia hedh edhe ajo, është rasti tipik se si një temperaturë vetëm 37.7° mund të të prekë mushkëritë në fazën e parë të pneumonisë.

Prandaj Covid 19 është i pabesë, sepse edhe kur nuk ke shenja klinike, mund të të lërë pasoja. E dyta pse uroj mos të zërë askënd, është sepse të këput nga lekët! Të njohur të mi po më thonë që shumë njerëz nuk po mjekohen dot si duhet, vetëm për shkak të kostos së mjekimit. Një analizë e plotë gjaku për COVID 19 shkon deri 11 mijë lekë person.