Shifrat e infektimeve nga koronavirusi në Shqipëri vijojnë që të jenë shumë të larta. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë njofton se janë shënuar 297 raste të reja nga 1375 testime që janë bërë, më pak se dje. Pavarësisht se shifra sot është më e ulët se dje, që ishin 301, sërish mbetet e lartë. Ndërkohë që 4 pacientë humbën jetën

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Lajmi i mirë është që janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki

111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë,
4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik