Prefektja Angoni ka inspektuar shkollat në Bashkinë Vau Dejës nga ku ka bere te ditur se tre mësuses që kanë rezultuar pozitiv dhe tashme jane zëvendësuar.

Prefektja Angoni u ndal për një vizitë inspektuese në shkollën e mesme te Bashkuar Mons. Luçjan Avgustini, për të parë më nga afër sfidat e kësaj shkolle në përfundim të javës së parë të procesit mësimor.

Gjatë vizitës së saj Angoni u shoqërua nga Drejtori i Arsimit, Shëndetësisë, Rinisë dhe Sportit si dhe përfaqësues të tjerë të strukturave vendore.

Në bazë të statistikave nga Zyra Vendore Arsimore Vau Dejës, rezulton se 3 mësues të kësaj shkolle janë prekur me Covid ndërkohë që janë marrë masat për zevendësimin e tyre dhe nuk është cënuar procesi mësimor.

Institucioni Prefektit Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale to Shëndetësisë siguron për mbarëvajten e procesit mësimor në Qarkun Shkodër, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe rigorozitet maksimal në respektimin e masave anti covid në këtë situatë të pazakontë.