Njeri vjen nga shkolla e madhe e futbollit gjerman dhe tjetri nga shkolla shkodrane e futbollit. I pari ka nje karriere ne majat me te larta si futbollist, ndersa i dyti prej me shume se nje dekade punon si trajner dhe ka patur jo pak suksese me futbollin shqiptar.

Drejtuesit e Vllaznise jo me kot kane zgjedhur ti besojne dyshes Thomas Brdariç- Elvis Plori ringritjen e skuadrs. Tekniku gjerman kuptohet qe nuk e njeh ambjentin dhe futbollin shqiptar, por eshte shkodrani ai qe do ia kompesoje kete gje.

Per kete arsye, ka shume shpresa se gjerat do shkojne mire. Kuptohet qe fillimi nuk eshte i lehte dhe kjo eshte tashme e qarte per te gjithe, megjithate dy trajneret nuk nguten.

Fakti qe ende nuk ka nje date zyrtare per nisjen e kampionatit te ri tregon se kane kohe per te ndertuar skuadren qe duan. Brdariç pelqen mesa duket lojen e shpejte dhe per rrjedhoje po kerkon lojtare qe luajne ne kete menyre.

Kuptohet qe nuk do te jete e lehte gjetja e tyre, por hapat po hidhen nje nga nje. Drejtuesit e larte te klubit jane ne mbeshtetje te tyre dhe kjo eshte shume pozitive. Vllaznia e re gradualisht po vjen dhe padyshim qe ajo do te kete “aromen” dhe filozofine e kesaj dysheje.
www.shkodrasport.com