Biznesmeni Ylli Ndroqi është filmuar duke udhëtuar me helikopter privat nga plazhi i Jalës drejt Vlorës, i shoqëruar nga partnerja. Pasi SPAK i sèkuestroi 26 pronat, mes të cilave përfshihen edhe automjetet, Ndroqi zgjodhi këtë mënyrë për të lëvizur nga një vend në tjetrin.

Ndërkohë, në disa reagime, Ndroqi pretendon se sèkuestrimi i pronave të tij është një vendim tërësisht politik, dhe duket se në ditët në vijim do të bëjë publike prova të tjera nga presionet që sipas tij i ka bërë politika.

Mbetet për t’u parë nëse pjesë e publikimeve dhe mesazheve të bëra publike nga Ndroqi, do të jetë dhe vetë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili nuk ka bërë as edhe reagimin më të vogël lidhur me sekuestrimin e pronave të biznesmenit.