Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Gajush, por fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale dhe jo pasoja me jetë.

Në aksident janë përfshirë një kamionçinë e sipërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë e Lezhës dhe një mjet tjetër tip ‘BMV’

Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i kamionçinës, që është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka rrezik për jetën.