Presidenti Ilir Meta ka uruar vajzën e Ismail Kadares, Besiana Kadare, për zgjedhjen e saj në postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Meta thotë se caktimi i Shqipërisë për të mbajtur këtë sesion dhe zgjedhja e Besianës për të ushtruar këtë detyrë është një mundësi shumë e mirë e përfaqësimit të vendit në mënyrë sa më dinjitoze në këtë organizatë.

“Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror.
Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë,”-shkruan Meta.