Fernando Santos trajneri që udhëhoqi Portugalinë drejt titullit të kampiones së Europës në 2016-ën do ta drejtojë përfaqësuesen luzitane edhe në 3 kompeticione madhore të tjera. Federata Portugeze ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin 65-vjeçar deri në përfundim të Euro 2024. Me shtyrjen e Euro 2020 për në vitin 2021, Fernando Santos do të jetë në krye të Portugalisë në Europianin e vitit të ardhshëm në Botërorin Katar 2022 nëse siguron kualifikimin dhe në Euro 2024 gjithmonë në rast se kualifikohet. “Është një privilegj për mua dhe stafin tim teknik të vazhdojmë me këtë projekt”, u shpreh Santos pas rinovimit.
Zyrtare, nxorri Portugalinë kampione Europe, Santos rinovon deri në vitin 2024!
Related Posts
Amina Nabolli, një shqiptare kampione e karatesë në Kanada!
Një shqiptare kampione në Kanada! Amina Nabolli, vogëlushja shkodrane ka fituar medaljen e artë në “Open International de Montreal 2024” në sportin e karatesë duke përfaqësuar “Akademinë e Karatesë Alexandru…
Vllaznia me dy mungesa në formacion, Thomas Brdaric: Kundër Dinamos fitojmë me tifozët, në fund vlejnë golat dhe tri pikët
Vllaznia dhe Dinamo luajnë nesër në 16:00 në “Loro Boriçi” për raundin e 34 në Superligën e futbollit. Dueli i së shtunës do jetë i pari për Thomas Brdaric para…
Comments are closed.