Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në qytetin e Beratit, ku u ka kërkuar deklarimin e pasurisë prejnda 48 orësh shtetasve Myrteza Toto, Edison Bega, Donald Lavdari dhe Aleks Prifti.
Njoftimi i Pòlicisë: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krím të organizuar apo kríme të rë.nda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrím për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– M. T., banues në Berat, i dënuar me vendim të Gjykatës Penale të Veronës, Itali, për veprën p.enale “Shfrytëzim pròstitucioni” në rrethana rë.nduese, vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat; – E. B., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat p.enale “Shfrytëzim pròstitucioni me të mitur dhe të rritur”, “Favorizim pròstitucioni me të mitur dhe të rritur” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kríminale”, me vendim të njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;
– D. L., banues në Poliçan, në ndjekje gjyqësore nga autoritetet spanjolle, për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje e lëndëve na.rkotike”; – A. P., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krímet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të ka.nosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrím, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.