Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas masakrës me 3 viktima që ndodhi një ditë më parë në Shkodër, (30 tetor) ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, pasi u përplas nga makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.Teksa u pyet nga gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit, ai u shpreh se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.Ai deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në lidhje me ngjarjen.“Dje të gjitha forcat e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.
Atentati me 3 viktima, ministri i Brendshëm: Forcat e policisë në Shkodër për të arrestuar autorët! Rezultate konkrete shumë shpejt
Related Posts
“Nismë e bukur”/ Papa Francesku pret në Vatikan Baba Mondin: Bekoi Shtetin Sovran Bektashi
Papa Françesku ka pritur këtë të Enjte në selinë e shenjtë në Vatikan Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin. Ky takim vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës…
Vendimi i qeverisë/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për Rininë’ duke i hapur kështu rrugë krijimit të dy programeve të reja ded ikuar të rinjve në vend.…