Rregullat e reja për të shmangur përhapjen e sèmundjes së korònavirusit po aplikohen në Britani. Ky shtet nuk lejon sèksin në shtëpi me një person që jeton diku tjetër

Në rregulloren e re që ndalon takimin me personat që nuk ndajnë të njëjtën banesë me ju thuhet Asnjë person nuk mund të marrë pjesë në një tubim që zhvillohet në një vend publik ose privat brenda, dhe përbëhet nga dy ose më shumë persona.

Sipas mediave britanike, rregullat e reja të bllòkimit do të futen në ndryshimin e fundit në projektligjin për Rregulloren e Mbrojtjes së Shëndetit, Rregullorja 2020 e cila do të paraqitet në parlament në orën 11 30

Në rregullohet theksohet se dy ose më shumë njerëz të jenë të pranishëm së bashku në të njëjtin vend me qëllim që të angazhohen në çdo formë të bashkëveprimit shoqëror me njëri tjetrin, ose të ndërmarrin ndonjë veprimtari tjetër me njëri tjetrin. Kështu, nëse jetoni në këtë shtet, harrojeni sèksin me të dashurin apo të dashurën në rast se nuk bashkëjeton