Janë 200 testime dhe 8 raste të reja me COVID-19. Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete. 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar
Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se situata epidemiologjike e Covid19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme.
Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.
Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë humbje jetë nga Covid19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste.Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID19 Prej tyre, rreth 79 per qind janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19 kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40