Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e djeshme bëri edhe njoftimi e zakonshëm për rregullat e fundjavës për shkak të koronavirusit. Në statustin e tij, kreu i qeverisë u shpreh thjesht se gjithçka do të vijonte si javën e shkuar duke lënë të paqartë qytetarët.

Ata i janë vërsullur me komente, ku më shumë kanë spikatur besimtarët myslimanë, të cilët pas një muaji agjerim nuk do të mundin që të falën në xhami për të festuar kështu edhe Bajramin. Ata kanë kërkuar lirimin e masave duke marrë parasysh që edhe rastet me COVID-19 janë ulur ndjeshëm, pavarësisht lirimit.

Nuk kanë munguar edhe komentuesit sarkastikë, të cilët më termin “njësoj si javën që shkoi” kanë përmendur Teatrin Kombëtar. Ata kanë pyetur numrin një të maxhorancës se cila ishte godina që do të prishej kësaj here. Ndër më pas disa të tjerë kanë shprehur shqetësim lidhur me platformën që Rama zgjedh të komunikojë më ta; përmes Facebook.

Kjo është bërë apostafat për të penguar besimtarët mysliman nga falja e Bajramit.

Z.Kryeministër, cila godinë e ka radhën këtë javë meqënëse është si javën e kaluar?

Lëri njerëzit të dalin se çfarë ka për t’i gjetur do t’i gjejë. Nuk ka virus këtu, as gripi i pulave nuk na kapi, as ’97 nuk na kapi. S’na gjen gjë ne jo.