Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kalojë disa çaste i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe gazetari Çim Peka. Ka qenë ky i fundit, ai që e ka publikuar foton e të treve në rrjetet sociale, teksa shihen duke drekuar këtë pasdite.
Duke injoruar totalisht rregullat e vendosura për shkak të karantinimit, Meta dhe Berisha shihen krah njëri-tjetrit dhe duke shkrepur foto.
Fotoja është publikuar në Instagram nga gazetari Çim Peka, i cili ka shkrepur një selfie, ku shihet edhe Meta me Berishën të cilët gjithashtu po bëjnë një foto bashkë.
Ç’të jetë vallë duke u kurdisur mes dy ish-aleatëve që e qeverisën vendin nga viti 2009-2013?
Mesa duket politika në vendin tonë, ka zhvillime të reja…