Do t’i dedikoj një mendim të shpifur dhe të turpshëm Europës, që i duhen 15 ditë për të vendosur, sepse Berlini dhe Brukseli nuk e kanë kuptuar që njerëzit po vdesin. Në emergjencë të plotë, sot nga pulmoniti dhe nesër nga varfëria ndoshta”.

Kështu është shprehur senatori Italian dhe lideri i “Lega”, Matteo Salvini, në një lidhje direkte në TeleLombardia, siç bën me dije Ansa.

“Pra u mblodhën dhe vendosën se u duhen dy javë për të përcaktuar nëse dhe si do të ndihmojnë. Nëse ky është Bashkimi Europian është një shpifësi. Shkoni gërmoni. Më shumë se një bashkim, kjo është çerdhe gjarpërinjsh dhe çakejsh. Le të kalojmë një herë virusin e më pas të mendojmë për Europën. Dhe nëse duhet, do ta përshëndesim, madje pa e falenderuar”, është shprehur ai.

Kujtojmë se Italia mban numrin më të lartë të viktimave të shkaktuar si pasojë e koronavirusit, ndërsa vetëm 24 orët e fundit humbën jetën më shumë se 900 persona.