Shumë qytetarë në gjithë vendin janë dyndur për të blerë ushqime, për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, ku duke filluar që nga sot ora 13:00 deri në mëngjesin e ditës së hënë do të pezullohet lëvizja.

Ndërkohë teksa raportonte për situatën e krijuar në tregjet në Shkodër, ku shihej qartë dyndje qytetarësh, duke bërë furnizime, gazetarja Emi Kalaja hasi teksa po bënte blerje mjeshtrin e madh të humorit Zef Dedën.

Aktori i mirënjohur ndau me qytetarët një mesazh solidarizimi duke u bërë thirrje që të qendrojnë në shtëpi, ndërkohë që uroi që çdo shqiptarë të dalë sa më mirë me shëndet nga kjo situatë.

Më falni se e kam harruuar maskën tek makina. U them qyetarëve të rrinë mrena të shtëpi dhe mos të dalin të respektojnë masat dhe të mbajnë distancë.

U lutem shumë të kenë durim të kenë mirësi me njëri-tjetrin dhe të dalin sa më mirë më shëndet në këtë situatë.

U lutem shumë të kenë durim të kenë mirësi me njëri-tjetrin dhe të dalin sa më mirë më shëndet në këtë situatë.

Posted by Fax News on Saturday, March 28, 2020